Cristiano refuzon Portugalinë

Përkushtimi ndaj një tjetër fanelle dhe ndryshimi i kampionatit në një lëvizje të befasishme këtë verë, po i imponon Cristiano Ronaldos zgjidhje të vështira, si braktisja e përkohshme e përfaqësueses.

Kapiteni i kombëtares portugeze, ka vendosur të mos grumbullohet për miqësoren e programuar ndaj Kroacisë dhe më pas në debutimin e luzitanëve në Ligën e Kombeve kundër Italisë, ndeshje e cila do të luhet më 10 shtator në Lisbonë.

Ky është një lajm i mirë për Juventusin, por jo për tifozët e kombëtares kampione të Europës, që shpresonte se me “Topin e Artë” në fushë do të maksimalizonin mundësitë për 3 pikë të vyera në grupin e tyre në kompeticionin më të ri të UEFA-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cristiano Ronaldo nuk do të mund të replikojë në vendin e tij të lindjes, duelet e stërvitjes me Chiellinin dhe Bonuccin, pasi vendimi personal për të mos luajtur në shtator me Portugalinë bëhet për t’u përqëndruar te Juventusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?