FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Muçi apo Cristiano Ronaldo? 18-vjeçari që po i çmend të gjithë (VIDEO)

Ka shënuar 8 gola në 18 ndeshje, mes tyre tre dopieta. Ernest Muçi, është ylli më i ri i futbollit shqiptar, i cili mbrëmjen e djeshme do të linte shenjë në derbin e fituar 5-1 kundër Partizanit.

I hedhur në fushë nga trajneri i Tiranës, Egbo, në pjesën e dytë, në vend të Michael Ngo, produkti i të rinjve bardheblu, ka gjetur golin e parë në minutën e 81-të dhe të dytin personal, që ka vulosur edhe shifrat në 5-1, me një realizim fantastik në goditje dënimi, të ngjashme shumë me ekzekutimet e Ronaldos.

Pjesë e kombëtares U-19, Muçi këtë sezon është bërë pjesë e ekipit të parë, duke u aktivizuar në 14 ndeshje në Superiore dhe 4 në Kupën e Shqipërisë. Ai është një nga produktet e akademisë së Tiranës, teksa një meritë të madhe për aktivizimin e tij nuk ka vetëm Egbo por dhe trajnerët e fundit që i besuan aktivizimin në ekipin e parë në një moshë të pazakontë për futbollin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Muçi ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe interesimet në drejtim të tij kanë nisur që tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?