Cristiano Ronaldo bën gati mbrojtjen, kontakton avokatin e Tyson

Cristiano Ronaldo ishte i bindur se episodi i përdhunimit të Kathryn Mayorga do të ishte kaluar, por në ditët e fundit Policia në Las Vegas ka rihapur çështjen, duke kërkuar informacionet nga amerikania se çfarë kishte ndodhur në vitin 2009.

“CR7” ka vendosur të marrë një nga avokatët më të aftë më mbrojtjet e personazheve VIP nga skandale të ndryshme. Pasi ka mbrojtur Paris Hilton, Mike Tyson, Andre Agassi, Bruno Mars dhe “yje” të tjera, avokati David Chesnoff përgatitet të punojë në krah të Cristiano Ronaldo.

Chesnoff në karrierën e tij ka mbrojtur edhe Di Caprio dhe familjen e Michael Jackson. Ai ka një “curriculum” të rëndësishëm te i cili është bazuar Ronaldo për të mbyllur një herë e përgjithmonë këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for David Chesnoff tyson

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?