Cristiano Ronaldo në librin Guinness, e reklamon çmimin në rrjetet sociale
Lista e rekordeve të vendosura nga Cristiano Ronaldo vijon të shtohet. Golashënuesi më i mirë, sportisti më i ndjekur në mediat sociale, edhe njeriu më i famshëm në to, ylli portugez sot mori edhe një çmim tjetër.
Rekordin “Guinness World” për shënimin e më shumë golave në ndeshjet me kombëtaret. Ky rekord filloi më 2003 dhe arriti kulmin të mërkurën, me fitoren 2-1 të Portugalisë ndaj Irlandës.
CR7 ndau gëzimin e marrjes së një çmimi të këtij kalibri, por me vendosmërinë e atyre që duan të thyejnë më shumë rekorde: “Falë Librit të Rekordeve Guinness është gjithmonë bukur të njihesh si mbajtës rekordesh botërore. Le të vazhdojmë, duke u përpjekur të regjistrojmë numra edhe më të lartë!”
KOHA JONË SONDAZH

