Cristiano Ronaldo refuzoi tre klube para kalimit te Juventusi

Cristiano Ronaldo, sipas “El Mundo” ka refuzuar Milan, Paris Saint-Germain dhe Manchester United para se të bashkohej me Juventus. Ylli portugez u largua nga Real Madrid pas nëntë viteve të lavdishme në Bernabeu për të nënshkruar me kampionët e Italisë.

Transferimi i tij kapi vlerën e 112 milionë eurosh nga madrilenët te “Zonja e Vjetër”. “El Mundo” shkruan se gjigantët e Serie A, Milan janë të parët që kanë bërë një ofertë për pesë herë triumfuesin e Topit të Artë. Kuqezinjtë u përpoqën që të merrnin shërbimet e kapitenit luzitan për 133 milionë paund. CR7-ta nuk kishte interes të luante në “San Siro” për shkak se Milan nuk luante në nivelet e larta të Evropës.

Përveç shtatë herë kampionëve të Champions League, edhe ish-ekipi i tij, Manchester United thuhet se ka kontaktuar me drejtuesit e galaktikëve për t’i dorëzuar ofertën, por nuk u arrit asnjë marrëveshje. Siç shkruan media spanjolle në fjalë, oferta e tyre ishte e ulët dhe në atë moment në garë u fut edhe PSG. Kampionët e Ligue 1 kontaktuan me Mendes për të gjetur akordin, por Ronaldo kishte frikë se Reali mund ta përdorte për të marrë Kylian Mbappe ose Neymar që të zëvendësojnë atë, ndaj i refuzoi. Mundësia më e mirë për të ishte Juventus, pasi në undin e sezonit të kaluar mori duartrokitjet nga tifozët bardhezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?