Cristiano Ronaldo sfidon sot në një miqësore Lionel Messin

Messi dhe Ronaldo do të luajnë këtë të enjte në një miqësore që me shumë gjasa do të jetë dueli i fundit përballë njëri-tjetrit. Cristiano do të bëjë debutimin e bujshëm me Al-Nassr, përballë PSG.

Një miqësore luksi e kanë quajtur të gjithë dhe interesi ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo pasi mund të konsiderohet një rast unik për të parë edhe një herë në fushë Messi-n kundër Ronaldo-s, dy lojtarë që për 15 vite kanë dominuar skenën botërore.

Në media raportohet se biletat kanë avulluar vetëm në pak minuta dhe pritët të jetë një stadium i mbushur nga tifozët. Në debutimin me klubin e ri, Cristiano Ronaldo do të mbajë numrin 7 në fanellën e tij, duke vazhduar një traditë e ndjekur nga Manchester United, Real Madrid apo dhe Juventus.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?