FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cristiano Ronaldo votohet si më i miri nga tifozët e Man United

Fundjavën e shkuar, Manchester Unitedi kundër Ëatfordit shënoi golin e 1,000 në Premier League dhe pas kësaj, ka bërë një sondazh për të zgjedhur më të mirin në 25 vitet e fundit, dhe sigurisht Ronaldo është i preferuari i tifozëve të “Djajve të Kuq”.

Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i Manchester United në 25 vitet e fundit në Premier League nga tifozët e “Djajve të Kuq”.

Ylli i Real Madridit u transferua në “Old Trafford” në moshën 18 vjeçare nga Sporting Lisbona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumë shpejt ai u bë i njohur për golat dhe lojën që aplikoi në “Old Trafford”, duke shënuar 118 herë në 292 ndeshje, teksa ka fituar tre herë Premier League dhe Ligën e Kampionëve në sezonin 2007/08.

Swiss Digital Mobile Reklama

Portugezi, tani është nderuar nga tifozët e United si më i miri në 25 vitet e fundit, duke lënë prapa Ryan Giggsin dhe Paul Scholes, njofton klubi në sajtin zyrtar.

Jo vetëm te Unitedi, Cristiano ka shkruar emrin në librat e historisë edhe te Real Madridi, duke thyer shumë rekorde historike dhe duke fituar tituj vit pas viti.

Ai ka bërë 436 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 449 gola.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?