CSKA e Moskës turpëron Realin në “Bernabeo”, Roma mundet nga Plzen (VIDEO)
Real Madrid e ka mbyllur fazën me grupe të Champions League në mënyrën më të keqe të mundshme. Kampionët e Europës në fuqi, janë mundur me lehtësi 3-0 nga CSKA e Moskës 3-0. Kjo ka qenë humbja më e rëndë e pësuar nga “Los Blancos” në ndeshjet e luajtura në shtëpi në kompeticionet europiane.
Chalov (37′), Schennikov (43′) dhe Sigurdsson (73′) kanë qenë autorët e golave për rusët, të cilët kanë arritur të marrin fitoren e dytë ndaj Real-it pas asaj 1-0 të marrë në ndeshjen e luajtur në Moskë 2 tetorin e kaluar.
Një fitore që ka vlejtur pak pasi edhe Viktoria Plzen ka fituar 2-1 ndaj Romës. Kovarik (62′) ka kaluar në avantazh vendasit, teksa Under (68′) ka barazuar përkohësisht rezultatin. Chory (72′) ka qenë autori i golit të fitores për Plzen.
KOHA JONË SONDAZH

