Cuculi: M’u duk vetja sikur bëra vrasje me qëllim, Asanit bravo i qoftë

Mbrojtësi i Kukësit, Ardian Cuculi, është shfaqur sot para mikrofonave të “SuperSport”, duke folur jo vetëm për kualifikimin e mëtejshëm në Kupë, por edhe ndeshjen ndaj Partizanit dhe penalltinë e shkaktuar.

“Kanë qenë dy ndeshje të luftuara, në ndeshjen e parë kemi bërë një lojë shumë të mirë por u tërhoqëm në fund dhe na barazuan. Sot patëm rastet tona që i shfrytëzuam, ishin dy ndeshje të vështira me kundërshtar të vështirë. Por jemi të kënaqur që dolëm në gjysmëfinale.

Për mua nuk ka qenë e lehtë, por jemi profesionistë dhe ka qenë një fryrje dueli me Partizanin. Ishte një situatë normale dhe bë anormale, nga ana e opinionit. Nga ana e presidentit e pranoj gabimin se është ai drejtuesi. Kjo ka pasur ndikim psikologjik te unë, por njeriu kur bie ngrihet me shpejt. Nuk ndjehem mirë me këtë që është thënë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asanit bravo i qoftë që e vodhi, nuk kam thënë ashtu, absolutisht jo. U duka sikur unë isha molla e madhe e kalbur, vetëm kaq. Unë  ndjeva thjesht nga njerëzit sikur bëra vrasje të qëllimshme. Nuk më a ngacmuar njeri, jam i rezervuar shumë. Nuk e kam normale të më ndodhin gabime të tilla, u ndjeva keq e i lënduar. Pas tre ditësh luajta, ky është futbolli, një herë të çon lart, një herë poshtë dhe unë e pranoj”, deklaroi Cuculi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?