Cuculi sfidon Partizanin: Sfidë jo përcaktuese, mjafton edhe një pikë

Ardian Cuculi nuk është një emër i panjohur për Partizanin, pasi ka luajtur për një sezon me të kuqtë. Të premten ai do të jetë në fushë, por për t’i sfiduar me ekipin e tij të Kukësit. 31-vjeçari nuk e konsideron barazimin një hap negativ në një intervistë të dhënë për mediat para ndeshjes.

“Te Partizani kam kaluar një sezon mjaft të mirë, por tashmë jam futbollist i Kukësit dhe mendoj për skuadrën aktuale. Do të jetë një sfidë mjaft e vështirë, ku edhe një pikë do të ishte shumë e rëndësishme”, deklaroi mbrojtësi i verilindorëve.

Pavarësisht se duket si një sfidë vendimtare për Kukësin, Cuculi nuk i shton dozat e presionit mbi ekipin e tij dhe sipas qendërmbrojtësit ndeshjet e shumta që ka deri në fund e largojnë fjalën “përcaktuese” nga ky takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jetë ndeshje e rëndësishme, pasi ata janë në krye, por nuk është vendimtare për titullin, pasi ka mbetur më shumë se gjysma e kampionatit për t’u luajtur, ndaj mund të rikuperojmë”, tha Cuculi. Një dëmtim në kavilje e ka detyruar të përgatitet veçmas grupit, megjithatë Cuculi duket se do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë i pranishëm kundër ish ekipit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?