Çudia/ Shau VAR-in, Igli Tare dënohet nga federata italiane

Igli Tare ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës të Federatës Italiane të Futbollit, pas episodit të penalltisë që ndëshkoi Lacion në transfertën e mesjavës në Emilia-Romanja kundër SPAL-it.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka kritikuar dhe ofenduar VAR-in, i cili i akordoi një 11 metërsh shumë të çuditshëm në favor të ekipit vendës, penallti e cila u shndërrua në gol.

Tare u shfaq shumë nervor për këtë 11 metërsh dhe vijoi me kritikat e tij dhe në përfundim të sfidës, çka ka detyruar Komisionin e Disiplinës ta gjobisë me 5 mijë euro drejtorin sportiv të Lacios.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?