Cungu: Kartoni i kuq i Luftëtarit më shumë na prishi punë

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu është shprehur i lumtur pas suksesit minimal ndaj Luftëtarit në Gjirokastër, por strategu i verilindorëve deklaroi se dalja e një prej kundërshatrëve me karton të kuq më shumë u prishi punë.

“Në radhë të parë komplimentoj djemtë për lojën dhe rezultatin, por edhe kundërshtarin pasi na e bëri shumë të vështirë. Më të lehtë e kishim kur ishim me forca të barabarta. Na mungoi qetësia e duhur për ta zgjidhur situatën me gol, por në pjesën e dytë na u bë me të vështirë pas kartonit të kuq të Luftëtarit, pasi ata bëhen më të vështirë për tu çarë. Fati që nuk kishim në pjesën e parë, na u shpërblye në fund.

Me ritëm më të shpejtë mund të çahej kundërshtarin ndërsa kur ekipi doli në inferioritet, mendohet se është më e lehtë për të marrë rezultatin, por realisht është më e vështirë. Kishim nervozizëm pasi donim fitore dhe po kalonin minutat. Nuk duheshin lëshuar pikët”, deklaroi Cungu pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?