FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cungu: Më shqetëson mungesa e Musollit, me Kamzën duam fitoren

Kukësi synon që të marrë një tjetër fitore në kampionat, teksa prova e radhës në kampionat do ta vendosë përballë Kamzës në “Loro Borici”.

“Nuk kemi eufori, pasi ekipi që kam është profesionist. Jam gjithmonë i bindur për fitore. Kukësi është përmirësuar ndjeshëm, por vend për përmirësim ka. Për të arritur objektivat, çdo gjë duhet marrë seriozisht, ndryshe çdo gjë do të jetë në favor të kundërshtarit. Në çdo ndeshje ne do të kërkojmë gjithmonë maksimumin.

Mungesa e Musollit? Në mbrojtje jam i qetë, sepse kemi Shametin. Por e përsëris, jam shumë i shqetësuar për Musollin. Stërvis 25 lojtarë dhe të gjithë dëshirojnë që të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen. Kam pasur Ylli Hoxhën dhe Manukën vite më parë dhe në javën e 3-të Manuka mori një dëmtim në gju. Ndërsa Hoxha kërkohej shumë në ato vite”, deklaroi Cungu para ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?