Cungu: Nuk i druhemi Skënderbeut, synojmë fitoren

Kukësi do të luajë nesër ndaj Skënderbeut në kuadër të javës së shtatë të kampionatit. Verilindorët të cilët janë në krye të renditjes, synojnë që të marrin 3 pikë shumë të rëndësishme. Trajneri Armando Cungu ka analizuar gjendjen e skuadrës në konferencën e sotme për shtyp.

“Synimet janë për fitore në çdo ndeshje dhe nuk mendoj se Korça është më e dobët se vitet e tjera pasi pothuajse janë të njëjtët lojtarë të viteve te kaluara. E kanë nisur mirë kampionatin por nuk i druhemi Korçës. Më shumë respektojmë veten dhe duam të dalim me rezultat shumë të mirë në Korçë.

Nuk mendoj se kemi bërë gabime me Luftëtarin pasi kemi pasur që në fillim raste që i kemi shpërdoruar. Me pak kujdes, do të kishim pasur më shumë pikë. Ne bëjmë gabime në fazën mbrojtëse. Jemi munduar të ruajmë freskinë e lojtarëve pasi dhe ndeshjet janë të ngjeshura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne aspektin fizik kemi pasur humbje pasi nuk kemi Musollin, Rrumbullakun. Kemi gabuar në fazën sulmuese por kemi vuajtur dhe sërish kemi marr rezultatet e pritura. Është herët për të folur për përcaktime dhe nëse pretendon për të marrë rezultat, duhet parë fusha e lojës”, deklaroi Cungu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?