FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Cungu paralajmëron Rrocën dhe Shkurtajn: Askush mbi grupin

Nesër në orën 13:30, në “Elbsan Arena”, Kukësi do të sfidojë Kastriotin e vendit të fundit. Skuadr e Armando Cungut synon që të marrë 3 pikë për të mos humbur ritmin me skuadrat e kreut.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën në këtë pjesë të kampionatit. Duhet të jemi realistë. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndeshjet e rezultatet e fundit. Ua kam thënë këtë edhe futbollistëve në stërvitje. Ka disa arsye pse shprehem kështu. E para, kam parë progresin e madh të lojtarëve, që në verë e deri më sot, nga momenti kur kam ardhur trajner i Kukësit. E dyta, me shumë krenari mund të them se Kukësi, deri më tani ka bërë një kampionat shumë të mirë. Ka triumfuar në aspektin e lojës edhe mbi rivalët. Na ka penalizuar fakti se kemi shpërdoruar shumë. Por, të mos harrojmë, ne e luajmë çdo ndeshje larg shtëpie. Nuk e di nëse ka ndonjë ekip tjetër, deri në këto momente, që ka 31 pikë larg shtëpie, përveç Kukësit. Pra, i bie të jemi kampionët, nëse flasim me këtë gjuhë.

Rroca dhe Shkurtaj? E di që flitet shumë për këto dy lojtarë, por në fushën e lojës nuk kanë dalë akoma për stërvitje. Kur ta bëjnë këtë, i konsideroj pjesë të Kukësit. Nëse do të jenë, patjetër që përforcohemi. Për mua nuk është çështje përgjegjësie, sepse jam trajner dhe kam detyrën të përzgjedh më të mirët e momentit për formacionin. Të gjithë jemi këtu për t’i shërbyer ekipit. Nëse do të vijnë këto dy lojtarë, natyrshëm që do të jenë në fokusin tim, por edhe të klubit. Nuk e shoh veten në siklet: ai lojtar që do ta meritojë për të luajtur, patjetër do të zbresë në fushën e lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkato? Në verë dhe në janar më bëhen kësi pyetjesh. Unë jam tipi i trajnerit, që nuk para pëlqej shumë afrime në mes të sezonit. Një klub si Kukësi duhet të organizohet mirë në verë. Në janar, shumë pak mundësi ke për t’u organizuar siç duhet. Aq më tepër nuk më pëlqen prishja e ekuilibrave. Unë nuk jam këtu për dy apo tre individë, por për t’i shërbyer grupit, për ta mbajtur atë të bashkuar. Kjo është ajo, që duhet të bëjë një klub profesionist. Kësisoji, nuk kam asgjë për të shtuar tjetër”, deklaroi Cungu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?