Cungu: Penalltia ishte evidente, mungesat na kanë penalizuar
Trajneri i Kukësit, Armando Cungu është shfaqur i mërzitur në përfundim të ndeshjes së humbur ndaj Skënderbeut. Strategu i verilindorëve e pranoi se kishte shkuar në Korçë për të marrë 3 pikët, por sipas tij vendasit ishin më mirë edhe falë mbështetjes së tifozerisë.
“Kishim ardhur për një rezultat pozitiv, duke menduar pse jo edhe fitoren, duke parë edhe momentin e mirë të ndeshjeve të fundit në lojë e rezultatit. Kërkonim logjikisht fitoren. E nisëm mirë, qarkulluam topin dhe po mundoheshim ta mbanim në presion kundërshtarit, por një pakujdesi, na rrezikuan dhe pretenduan për penallti dhe aty ekipi hyri në presion. Aty kundërshtari mori aspekt psikologjik të madh, i mbështetur nga tifozeria. Duhet kuptuar që Kukësi eshët ekip i ri, me lojtarë që vijën për herë të parë në ndeshje të tilla, nuk e përballuan psikologjikisht, në pjesën e dytë luajtëm më mirë, krijuam situata, patëm mundësi të bënim edhe barazimin, por nuk ia dolëm.
Rasti i penalltisë? Prekja, është evidente penallti. Si vendosje e skuadrës nuk ishte e keqe, edhe Çyrbja duhej të mbulonte Gripshsin. E ndjeva rrezikun nga pankina, ulërita por nuk u bë dot gjë. Janë gjëra që e ndodhin në futboll. Nuk jam unë që vendos objektivat e klubit, është klubi që ua vë trajnerit e sportistëve. Kukësi e theksoj i ka dhënë tonin vitet fundit, duke qenë në Evropë dhe fituar trofe. Gjithmonë kërkohet maksimumin.
Normalisht që është presion jo i vogël, por nuk është e lehtë në Shqipëri, ka ekipe të forta me përbërje e organizim të mirë. Edhe Kukësi nuk rri mbrapa, normalisht që kemi ndryshuar shumë me 14 lojtarë që kanë ardhur në verë. Sapo ka filluar kampionati, janë edhe tre ndeshje me Skënderbeun. Nuk ka mbaruar kampionati këtu, pavarësisht ndryshimeve, jemi penalizuar jo pak nga Musolli e Rrumbullaku që ka një dëmtim jo të lehtë që pas ndeshjes së dytë. Janë pak shuam të rëndësishme të ekipit që i vuajtëm edhe sot.
Nuk janë pak, kur kanë raste të tilla. Ekuilibrat në një farë mënyrë prishën, janë lëvizje të detyruara në mesfushë, pasi mbipopullimi me të huaj të zbehen mundësitë me lëvizje e ndërrime brenda loje a me formacionin”, deklaroi Cungu pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

