Cutrone rinovon me Milanin deri në vitin 2023, ja sa do të jetë paga e tij

Patrick Cutrone ka rinovuar kontratën e tij me Milanin deri në vitin 2023. Lajmi u zbulua në dokumentet që lidhen me buxhetet e kuqezinjve për sezonin e ri. Rinovimi është një tjetër shenjë e besimit që drejtuesit e rinj të Milanit kanë treguar ndaj sulmuesit 20-vjeçar, i cili është produkt i sektorit të të rinjve të klubit. Nga kontrata e re, ai do të përfitojë edhe një rritje në aspektin financiar. Paga e sulmuesit italian do të kalojë pak më shumë se 1 milion euro për sezon dhe nuk ka klauzola të përfundimit ose lirimit në kontratë.

Cutrone u bë pjesë e profesionistëve sezonin e kaluar duke treguar disa cilësi fantastike për një lojtar të ri. Ai u shfaq në 46 ndeshje dhe shënoi 18 gola në të gjitha kompeticionet për “Djallin”, një shifër shumë e mirë për një 20-vjeçar. Kjo formë gjithashtu i dha atij debutimin me ekipin kombëtar italian në mars të këtij viti në një ndeshje miqësore kundër Argjentinës. Këtë sezon, deri më tani, Cutrone ka shënuar 3 gola në vetëm 99 minuta në të gjitha garat, duke u provuar të jetë një lojtar me ndikim të besueshëm nga stoli

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?