D.Kiev kërkon fitoren, Khatskevich: Pavarësisht mungesave, e mposhtim Skënderbeun

Trajneri i Dinamos së Kievit Aleksandr Kackeviç pavarësisht mungesave beson se skuadra e tij do të jetë e aftë të marrë një fitoren përballë Skënderbeut. Tekniku bjellorus thekson se ka shumë besim tek lojtarët e rinj që do aktivizojë sot në mbrëmje.

Dinamo e Kievit do të zbresë në Elbasan Arena pa asnjë detyrim në aspektin e rezultatit. Kjo për shkak se ukrainasit kanë siguruar jo vetëm kualifikimin por edhe vendin e parë në grupin B. Gjithsesi trajneri skuadrës nga kryeqyetiti Ukrainës, Aljiksandr Kackeviç beson tek rezultati pozitiv kundër ekipit shqiptar

Pavarësisht se kemi disa lojtarë në moshë të re për këtë ndeshje, ata janë ambjentuar me Ligën e Europës. Jemi përgatitur për të marrë një rezultat sa më  pozitiv. E kemi studiuar Skënderbeun dhe është një skuadër që nuk ndryshon shumë, pra pres të njëjtin Skënderbe si në ndeshjen e parë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tekniku  bjellorus u ndal edhe tek mungesat duke shprehur besim të plotë tek zëvendësuesit e tyre, teksa shtoi se Dinamo e Kievit e ka gjithnjë detyrim fitoren

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë e madhe e titullarëve kanë probleme. nuk i kam grumbulluar për këtë ndeshje në mënyrë që të rekuperohen. Gjithsesi jam i bindur se ata që do ti zëvëndësojnë do të bëjnë më të mirën e tyre. Jemi Dinamo e Kievit dhe e kemi për detyrë të luajmë për fitore në çdo ndeshje, një arsye më shumë është ditlindja e presidentit, të cilit duam ti bëjmë dhuratë një fitore ndaj Skënderbeut”

Pavarësisht se Dinamo e Korvit nuk ka objektiva, një fitore në Ligën e Europës shpërblehet nga Uefa me 350 mijë euro, ndoshta kur përmendi fjalën dhuratë, kishte parasysh pikërisht këtë shumë, teajneri Aljiksandër Kackeviç

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?