Daja: Duam çdo trofe të mundshëm, Soue është përmirësuar shumë!

Skënderbeu ka bërë detyrën ndaj Lushnjës së vendit të fundit dhe çdo javë që kalon, i afrohet edhe më shumë titullit kampion. Trajneri Daja tha se skuadra e kishte vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, pavarësisht pozicionit në renditje.

“Në fakt Lushnja është vërtetë në fund të tabelës, por luan mjaft mirë futboll dhe duhet ta vlerësonim maksimalisht. Lojtarët që kanë luajtur më pak, kanë gjithë seancat stërvitore në dispozicion, për të treguar veten dhe për të më bindur se e meritojnë formacionin. Sot ishin Nimaga dhe Dita, që luajtën nga fillimi dhe që po bindin me paraqitjet e tyre. Të njëjtin shembull duhet të ndjekin edhe të tjerët. Objektivi i klubit është të fitojë çdo ndeshje dhe çdo trofe të mundshëm. Natyrisht që do të synojmë të triumfojmë edhe në Kupë, duke qenë se në kampionat jemi disi më komodë.

Forma e Soue? Në fakt edhe në bisedat me njëri-tjetrin, lojtarët ia kanë evidentuar se forma fizike e sulmuesit është përmirësuar ndjeshëm kohët e fundit. Soue po stërvitet shumë mirë dhe po arrin maksimumin e formës së tij, çka e ndihmon të zgjidhë më mirë situatat në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?