Daja: I prisnim vështirësitë, ja sekreti për të harruar dënimin e UEFA-s

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja është shprehur shumë i lumtur pas fitores ndaj Partizanit, edhe pse skuadra e tij kishte shumë mungesa. “E prisnim që do të ishte e vështirë, pasi na preku gripi shumicën e lojtarëve dhe nuk na la të përgatisim ndeshjen siç duhet. Lila mungoi, Muzaka dhe Radasi nuk ishin në maksimum dhe për këto arsye mendoj se situate ishte shumë e disfavorshme në aspektin shëndetësor. Gjithsesi, sot patëm edhe pak fatin me vete dhe morëm një tjetër 3-pikësh, të vlefshëm. Besoj se jemi në rrugën e duhur për t’u shpallur kampionë, por ka ende edhe shumë javë dhe duhet të bëjmë maksimumin, deri sa ta sigurojmë titullin matematikisht.

E mendoja më të vështirë situatën, por neve si staf kemi pasur edhe mbështetjen e pjesës më me eksperiencë të ekipit, që na kanë ndihmuar të gjithëve, që të vijojmë të punojmë shumë të motivuar. Arma e fortë e kësaj skuadre është pikërisht suporti i lojtarëve me eksperiencë. Soue nuk po shënon, pasi po vuan mungesën e mbështetjes nga shokët e repartit. Të dy anësorët tanë nuk shkuan shumë në fundore, që t’i shërbenin qendërsulmuesit tonë. Pra, problemi është më tepër i skuadrës në tërësi, sesa i sulmuesit”, ka thënë Daja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?