Daja: Jashanica i pafajshëm, është rritur rivaliteti në skuadër

Skënderbeu vazhdon i qetë rrugën drejt titullit kampion. Korçarët mposhtën thellë 4-0 Laçin dhe për trajnerin e bardhekuqve Ilir Daja, kjo fitore erdhi dhe prej startit të mirë që lojtarët i bënë takimit.

Unë do të thoja që përveç 2 golshat e Souesë atë në Kukës dhe këtë ndaj Laçit dhe përveç shënimit të Krasniqit, ajo që ishte i rëndësishme sot ishte që filluam ndeshjen në mënyrën e duhur. Kemi pasur një ekulibër të mirë. Nimaga dhe Dita kanë bërë një lojë shumë të mirë. Është rritur rivaliteti në skuadër. Lojtarët që japin maksimumin do të kenë fanellën e titullarit. Kemi bërë pak gabime përballë një kundërshtarit që luan mirë futboll. Ajo që është më e rëndësishme është se kemi performuar shumë mirë.

“Është një element shumë i rëndësishëm që lojtarët me më shumë eksperencë janë përkrah dhe ky është çelësi i sekretit të motivimit të skuadrës. Vazhdon të kemi entuziazëm në lojë. Do i presim gjërat me qetësi.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Zyra juridike e klubit po e ndjek çështjen për të bërë të pamundurën që Jashanica të marrë minimumin e dënimit, sepse UEFA e ka të përcaktuar qartë se kush janë substancat e ndaluar dhe si duhet të trajtohen rastet akute. Ajo që të vjen keq është se do e vuaj Jashanica në një moment që nuk është gabimi i tij. Ajo që është evidente është që lojtari nuk është fajtor, sepse po të ishte ai fajtor, unë do kisha marrë masa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karakteristikat e disa lojtarëve nuk e bëjnë të mundur të bëjnë 4-4-2 pavarësisht se është vendosja që mua më pëlqen më shumë. Nëse do luajmë me 4 mesfushorë ka një tjetër manovër që lojtarët tonë nuk i kanë ato karakteristika për t’i bërë.”- tha Daja për mikrofonin e “SuperSport”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?