Daja justifikohet për humbjen: Fusha në gjende të keqe, gabuam në goditjet standarde
Ilir Daja komentoi humbjen e sotme ndaj Laçit, e cila sipas tij ka ardhur s’pasojë e gabimeve në vendosje gjatë goditjeve standarde. Ai i shmangu komentet për rastet e diskutueshme, por tha se terreni nuk ishte i përshtatshëm.
“Vazhdojmë të vuajmë në sulm. Kemi shumë spostime të roleve. Filluam me Allën, kur ai u përgatit mirë, kishim lojtar të dëmtuar. Edhe fusha ndikoi sepse nuk e kam parë ndonjëherë fushën e Laçit në këtë gjendje. Duhet të jemi më agresiv, qoftë kur dalim në linjë anësore, ashtu edhe në qarkullimin e topit. Kundërshtari nuk po na bënte ndonjë gjë. Ishte lojë e luftuar në mesin e fushës.
Prekja e topit me dorë nga Jonuzi? Ndaj Partizanit thashë që ka shumë pak lojë efektive. Ka qenë një ambient i qetë në Laç. Nuk do të merrem me vendimet e gjyqtarëve. Gabuam në goditjen standarde, me dy lojtarët e gjatë që ishin të vendosur për të mbyllur atë hapësirë. Ky është futbolli, do përpiqemi t’i rregullojmë në vazhdim. Mungesa e përqendrimit është më evidente. Çfarëdo vendosje të bësh në zonë nëse nuk ka përqendrim, nuk mund të shpëtosh nga goli. I praktikojmë gati javë për javë, por ky është futbolli dhe ndëshkohesh aty ku merr më shumë masa.
Pollozhani e ka bërë mirë detyrën e tij. Ndoshta do të na shërbente më mirë para mbrojtjes. Bushic gradualisht do të ndryshojë lojën. Me manovrën tonë do të kërkojmë më shumë të shtyjmë më para qoftë me Bushic dhe me Alves”, deklaroi Daja.
KOHA JONË SONDAZH

