Daja: Nuk jemi të qetë nga dosja e UEFA-s, kemi mungesa ndaj Partizanit

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja ka dalë në konferencë për shtyp para duelit ndaj Partizanit. Strategu i njohur ka konfirmuar se disa prej futbollistëve po kalojnë një virozë gripale, ndërkohë që nuk ka anashkaluar edhe sulmin ndaj trajnerit Ernest Gjoka.

“Ndeshja me Partizanin është e vështirë, sepse këto përballje gjithmonë kanë qenë të dyluftuara. Nuk nisemi nga fakti se Partizani  vjen nga një humbje, sepse në atë ndeshje kishte shumë mungesa. Po ashtu, nuk nisemi nga pozicioni në renditje. Fakti që nuk e kemi të gjithë kontigjentin e lojtarëve në kondicionin e duhur e rrit koeficientin e vështirësisë.

Kemi në gjendje gripale disa lojtarë, ku Lilaj, Vila dhe Muzaka janë ende duke u trajtuar me mjekim. Duke shtuar edhe mungesën e Jashanicës, bëhen shumë dhe duhet ta përballojmë ndeshjen me pjesën tjetër. Të gjithë ata që do të hidhen nesër në fushë, do të japin maksimumin që të shkojmë drejt objektivit të fitores. Nesër, pavarësisht mungesave, në fushë do të jenë lojtarë, të cilët kanë qenë pjesë e grupit që kemi pasur edhe në Kupat e Europës. Nuk ka ndonjë të re, por janë lojtarë që kanë pasur aktivizim jo të pakët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënimi i mundshëm? Nuk mund të jesh i qetë në një situatë të tillë, por duhet të ruajmë qetësinë për të pritur vendimin e UEFA-s, sepse deri tani është vetëm një kërkesë nga përfaqësuesit e UEFA-s,  që monitorojnë kompanitë e basteve. Shpresoj të jetë një vendim i drejtë. Për ta trajtuar çështjen ashtu siç duhet, duhet parë jo vetëm ajo çfarë kanë kërkuar ata, por edhe çfarë ka brenda dosja. Ka një vakuum të madh dhe keqorientim në këtë çështje. Për ta vënë publikun në një ballafaqim korrekt, nuk duhet të marrim çfarë ka dosja në raport me Skënderbeu, pasi ka edhe pjesë që ekipi ynë nuk ka pse të përflitet fare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të them të drejtën, mendoja se mund të kishte ndikim më të madh te futbollistët kjo çështje, sepse presim një vendim që ndikon në të ardhmen e Skënderbeut dhe jo vetëm, por ata  kanë mentalitet fituesi. Nuk më është dashur shumë për t’i motivuar. Të gjithë bashkë jemi orientuar për të vazhduar në këtë rrugëtim për të shkuar te titulli dhe pse jo dhe Kupa e Shqipërisë.

Nuk jam personi i duhur për të vlerësuar kush është situata konkrete, sepse klubi ka pajtuar një zyrë juridike. Nuk kam qenë prezent në kohën që përflitet. Në të mirë të futbollit dhe qytetit të Korçës, do të donim të vazhdonim këtë rrugë të mirë të ekipit tonë në Europë.

Gjoka? Nuk jam i informuar. Po më vini ju në dijeni dhe është tmerrësisht e paimagjinueshme të sulmohet institucioni i trajnerit. Uroj të jetë sa më pak i lënduar kolegu Gjoka dhe shpresoj te puna e policisë në kapjen e këtyre kriminelëve që kanë guximin të godasin institucionin e trajnerit”, tha Daja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?