Daku tërbon serbët me tatuazhin, kërkojnë dënim nga UEFA

Mirlind Daku vulosi fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë në minutën e 62-të kur shënoi golin e dytë. Ai menjëherë hoqi fanellën për të festuar teksa vëmendjen e mori tatuazhi i tij në shpatull.

Daku ka gdhendur në trup fjalën “Katana 138”, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani.

Ndërkohë serbët janë çmendur pas festimit të sulmuesit dhe që mbi të gjitha ka një tatuazh të tillë. Ata e kanë cilësuar sikur tatuazhi i është kushtuar një terroristi dhe se UEFA duhet të reagojë për këtë skandal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?