Dalipi: Do të luftojmë deri në fund për Kupat e Europës

Partizani do të përballet me Skënderbeun nesër në super duelin e javës së 21-të të Superiores. Të shtunën, në orën 17:00, në stadiumin e Korçës, kryesuesit e Superiores do të përballen ndaj skuadrës kryeqytetase me synimin për të marrë 3 pikët radhës. Zëvendës trajneri Dalipi ka folur para këtij dueli.

“Sigurisht është një ndeshje shumë e rëndësishme, në të tilla sfida besoj që motivimi dhe dëshira e çdo lojtari për të luajtur e pret me padurim, kështu që në këtë aspekt nuk mund të them asgjë për sa i përket motivimit. Për vështirësitë e fushës mund të them që jemi shumë të përgatitur për të evidentuar të gjitha mundësitë e mundshme të Skënderbeut duke ditur që ka në përbërje lojtar me cilësi të mira. Në ndeshje të tilla nuk mjafton vetëm dëshira dhe lufta duhet edhe cilësia teknike. Ne jemi të përgatitur për të bërë një ndeshje shumë të mirë duke ditur që gjithmonë me Skënderbeun kemi zhvilluar lojëra të mira dhe udhëtojmë drejt Korçës me mendimin për të marrë rezultat pozitiv”, tha Dalipi.

A ju ndihmon terreni i stadiumit në Korçë pasi është shumë më i mirë se terreni stadiumit të “Selman Stërmasit” ?

Swiss Digital Desktop Reklama

Patjetër ne kemi lojtarë mjaft të mirë dhe duhet ti shfrytëzojmë në maksimum cilësitë e këtyre lojtarëve. Kemi lojtarë të shpejtë si Asani, Bardhi, Trashi por edhe Progni. Shpresojmë që t’i marrim më të mirën e mundshme këtyre lojtarëve.  Në një ndeshje të tillë duhet të jemi shumë të kujdesshëm, duhen bërë sa më pak gabime dhe në ato pak mundësi që të jepen të jemi shumë efikas.

Swiss Digital Mobile Reklama

I druheni gjykimit në këtë përballje?

Nuk duhet të merremi me gjykimin. Ne kemi punuar shumë me lojtarët edhe përpara ndeshjes me Kukësin. Partizani i edukon lojtarët që të mos merren me gjykimin. Lojtarët duhet te fokusohen dhe të japin më të mirën në fushën e lojës. Edhe gjatë kësaj jave kemi punuar mirë që lojtarët të jenë të qetë , të japin maksimumin për atë që dinë të bëjnë më mirë në fushë dhe pjesën e gjykimit ta lenë mënjanë , pasi është klubi ai që reklamon vendimet e gjyqtarëve.

Skuadrat vijnë me probleme në këtë përballje i besoni mungesave të kundërshtarit?

Vetëm sot kam marrë vesh që mund të mungoj Lilaj dhe sigurisht edhe Jashanica që është i dëmtuar. Megjithatë Skënderbeu ka lojtarë të mirë në përbërje. Ne duhet të marrim masat tona , dhe të bëjmë një paraqitje sa më dinjitoze. Rikthimi i Bathës dhe Trashit është pozitiv për ne ,janë lojtarë që dinë të menaxhojnë situatat gjatë lojës .

Pjesëmarrja në Europë duket një mision i pamundur për Partizanin?

Ne do të vazhdojmë luftën deri në fund sepse edhe matematika na e lejon, pikët janë aty mjafton që ne të shfaqemi mirë dhe të marrim sa më shumë pikë gjatë kampionatit për të realizuar objektivin tonë pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.

Duke u nisur nga çështja e përfolur për një dënim të mundshëm ju e shihni Skënderbeun në garë për arritjen e objektivave?

Nuk dua të merrem me këtë pjesë , por dënimi i Skënderbeut nuk i shërben aspak futbollit shqiptar. E përsëris ne duhet të fokusohemi vetëm te ndeshja , pasi është një takim kyç për ne.

Sa ndihet mungesa e një sulmuesi të mirëfilltë që të shënoj?

Tashmë duhet të bëjmë të pamundurën me këtë grup lojtarësh që kemi në dispozicion që për mendimin tim kemi një grup mjaft të mirë. Bardhi në dy takimet e fundit ka pasur mundësi të shënoj , por thjesht nuk ka mundur të mbërrij te goli, shpresojmë që të arrijmë të shënojmë në sfidën ndaj Skënderbeut.

Komenti juaj për ngjarjen e ndodhur në Shkodër ndaj trainerit Ernest Gjoka?

E njoh shumë mirë ambientin në Shkodër dhe për aq sa kam luajtur jam ndier shumë mirë. Jam surprizuar vërtet që ndodhin ngjarje të tilla, akoma më tepër ndaj njerëzve të cilët japin gjithçka për të kontribuar për qytetin e Shkodrës siç është edhe rasti Gjokës dhe më vjen shumë keq. Por nuk mund ta prishin imazhin e Vllaznisë dhe qytetit të Shkodrës një individ i caktuar sepse ne e njohim traditën e Vllaznisë ndaj mbështesin kolegun Gjoka dhe urojmë që mos përsëriten më gjëra të tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?