Dalipi: Edhe Starova ka meritë nëse fitojmë, zona europiane është në dorën tonë

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, doli para mediave në konferencën e radhës për shtyp parandeshjes me Vllazninë. Ish-zëvendësi i Starovës, tashmë me rolin e njeriut kryesor të pankinës, u shpreh i bindur se të kuqtë kanë potencial për të kapur zonën Europiane. ”

“Jemi të vetëdijshëm që Vllaznia ka treguar rritje në lojë dhe rezultate në ndeshjet e fundit, për më tepër që ka afruar në gjirin e saj një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit Xhevahir Sukaj. Ne jemi përgatitur më së miri, e dimë shkallën e vështirësisë që paraqet kjo ndeshje, e cila brenda 90 minutave do të rezervoj shumë episode. Ne shpresojmë që këto episode të jenë në krahun tonë dhe të dalim në lojën që kërkojmë ne, duke ditur që edhe terreni i stadiumit “Loro Boriçi” ta lejon diçka të tillë. Vllaznia është një skuadër që lufton për mbijetesë dhe pikët janë jetike për këtë skuadër, por ne kemi objektivin tonë dhe shkojmë në Shkodër për fitore”, theksoi Dalipi.

Fitorja në Shkodër do të ishte një dhuratë për ditëlindjen tuaj?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk e kisha parashikuar kurrë që dy ditë para ditëlindjes do të emërohesha në drejtimin e skuadrës. Sigurisht që do të ishte kënaqësi për mua , por ajo që unë dëshiroj më tepër në këtë moment është të bëjë më të mirën dhe skuadra të eci përpara dhe të arrijë objektivat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të gjeni përballë një prej mbrojtjeve më të mira të momentit , sa e vështirë do të jetë për ti shënuar gol ?

Statistikat e konfirmojnë këtë fakt , por ne vijmë nga një ndeshje shumë e mirë me Luftëtarin që kishte plot 11 javë që nuk pësonte humbje. Shpresoj që edhe në ballafaqimin e radhës lojtarët të shprehen më së miri dhe të dhurojnë të njëjtën paraqitje si ndaj Luftëtarit . E përsëris që kam shumë besim tek lojtarët duke ditur që kam kohë që punoj me këtë grup. Shpresoj që reparti ynë i sulmit të bëjë atë që di të bëj më mirë dhe të arrijmë rezultatin e dëshiruar.

Do të ketë ndryshime në formacion?

Nuk besoj se skuadra do të ketë ndryshime , do të zbresë në fushë ajo skuadër që triumfoj ndaj Luftëtarit . Ne kemi në përbërje një grup shumë të mirë lojtarësh , dhe për këtë fakt kam vështirësi edhe për të përzgjedhur 18 lojtarët që do të grumbulloj për takimin ndaj Vllaznisë. Skuadra nuk do të pësoj ndryshime , por e rëndësishme është të funksionoj dyshja e mesfushës Batha-Mala që të dy së bashku bën një ndeshje të mrekullueshme me Luftëtarin.

Kur parashikohet të ketë minuta të plota Fejzullahi?

Fejzullahi vijon të jetë në fazën e riaftësimit dhe ende nuk është 100% i gatshëm për të përballuar një ndeshje të vërtetë. Mendojmë që në vazhdimësi të aktivizohet tek Partizani B në mënyrë që të marrë minuta për të qenë më pas gati për ekipin e parë.

Europa është vetëm një pikë larg, besoni se ky objektiv është i arritshëm për Partizanin ?

Unë prandaj e pranova ftesën e Presidentit Demi , pasi e di se skuadra ka shumë për të dhënë dhe jemi shumë afër këtij objektivi. Tashmë çdo gjë mbetet në dorën tonë , ndeshjet janë të vështira, por duhet ti marrim ato një nga një pasi tre pikët janë njësoj me të gjithë ekipet. Duhet të japim maksimumin deri në fund të arrijmë këtë objektiv sepse kjo në një farë mënyre shpëton sezonin tonë.

Në krahasim me Starovën , çfarë do të ndryshoj Dalipi te Partizani në aspektin e përgatitjes së skuadrës?

Gjatë kohës që kemi punuar së bashku kemi patur mendime të njëjta me Starovën. Sigurisht që unë kam mendimet e mia por diçka e tillë nuk mund të realizohet sot për nesër, sigurisht duhet pak kohë. Në javët në vazhdim do të shikoni një skuadër që do të reagoj ndryshe do të jetë më shumë sulmuese. Për trajnerin Starova do të pohoja se është kënaqësi për të që në krye të skuadrës ka lënë një person  me të cilin ka punuar për disa vite bashkë dhe ndryshimi është bërë brenda familjes përsëri. Sigurisht që edhe idetë e Starovës që unë i kam marrë do ti vë në praktikë , sepse suksesi nëse është i imi patjetër do të jetë edhe i Starovës pasi kemi punuar për shumë vite bashkë.

Në Shkodër do të gjeni edhe dy ish lojtarët tuaj Sukajn dhe Malotën ..

Sigurisht ardhja e tyre e ka përforcuar Vllazninë në repartet ku ata luajnë, por ne kemi besim dhe do të shkojmë në Shkodër për të fituar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?