Dani Alvesh tremb Juven, kërkon të marrë Dibalën te PSG-ja
Pavarësisht eliminimit në Champions League, Dani Alvesh vijon të mbetet një ndër kryesorët në projektin e së ardhmes së PSG. Braziliani shpreson që të bindë që të marrë Paulo Dibalën në Francë.
Ata kanë pasur një lidhje të fortë mes tyre gjatë kohës që kanë luajtur së bashku te Juventusi, teksa një vit më parë Dani Alvesh u shpreh: Paulo duhet të largohet nga Juvja për t’u përmirësuar.
Sipas mediave italiane, Dani Alvesh po mendon për të bindur Dibalën që të luajn së bashku vitin e ardhshëm. Për momentin një lëvizje e tillë duket e vështirë për t’u realizuar pasi skuadra italiane është në garë për të gjithë trofetë, ndryshe nga PSG.
KOHA JONË SONDAZH

