Danimarka në “luftë” me yjet, rrezikon një dënim të rëndë

Një konflikt interesash me protagonist Federatën Daneze të Futbollit dhe disa prej futbollistëve më të njohur të këtij vendi që luajnë në Europë mund të sjellë dëme të mëdha për këtë kombëtare. Krerët e futbollit danez mendojnë për të ndihmuar komunitetin, ndërkohë lojtarët pretendojnë të drejta imazhi, me konfliktin që në rast përshkallëzimi do të sillte një dënim nga UEFA. Sindikata e futbollistëve bën të ditur se faji është i krerëve, teksa lojtarët duhet thjesht të marrin frytet e punës.

Në një prononcim për mediat daneze, Eriksen u shpreh: “Kemi marrë vesh që Federata po përpiqet të na nxjerrë ne lojtarëve si të pangopur dhe që nuk mendojmë për asgjë tjetër, përveçse xhepit tonë, por jemi ne që çdo vit e nxjerrim me fitime Federatën. Është diçka e papranueshme të dëgjojmë këto akuza kundrejt nesh!”

Trajneri i përkohshëm Tomason është i detyruar të zgjedhë lojtarë nga 14 klubet e kampionatit danez, duke injoruar lojtarët që luajnë në ligat më të mëdha evropiane, për shkak të konflikteve që kanë këta të fundit me Federatën Daneze të Futbollit. Në këtë mënyrë në ndeshjen ndaj Uellsit, e programuar për në datën 9 shtator mund të shohim futbollistë të panjohur në fushë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?