FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Danimarka thyen Uellsin, Maqedonia merr fitoren e dytë në Ligën e Kombeve (VIDEO)

Danimarka e ka nisur më këmbën  e mbarë aventurën në Ligën e Kombeve, teksa ka fituar pastër 2-0 ndaj Uellsit në sfidën e vlefshme për Ligën C. Dy golat për përfaqësuesen nordike u shënuan nga ylli i tyre, Christian Eriksen. Mesfushori i Tottenhem shënoi në minutën e 32-të të pjesës së parë, dhe me penallti në pjesën e dytë, duke marrë 3 pikët e para.

Fitore të rëndësishme mori edhe Maqedonia, me të njëjtën rezultat ndaj Armenisë. Alioski shënoi nga pika e bardhë në minutën e 13-të, ndërkohë që Pandev dyfishoi shifrat në pjesën e dytë. Maqedonasit ngjitetn në kuotën e 6 pikëve, në Grupin 4 të Ligës D. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?