FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Danny Makkelie, polici i “prishur” nga UEFA që përsërit gafat e mëdha

Ndeshja Angli-Danimarkë vijon me polemika, për shkak të aksionit nga ku erdhi penalltia. Në aksionin e 11-metërshit ishin dy topa në fushë dhe më pas, një kontakt fare i lehtë në zonë u konsiderua i mjaftueshëm për penallti nga ana e arbitrit holandez, Danny Makkiele.

Ky arbitër 38-vjeçar, polic me profesion, ka bërë edhe gafën e vitit këtë sezon. Në ndeshjen Serbi-Portugali, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, Makkiele nuk akordoi një gol të Cristianos që e kishte kaluar fare qartë vijën fatale, duke i mohuar fitoren portugezëve.

Në atë rast, dënimin e mori asistenti i Makkieles, i cili nuk u përfshi në “Euro 2020”, ndërsa Makkiele kërkoi falje për episodin, duke u justifikuar edhe me mungesën e VAR-it në atë ndeshje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miniatura e videos

Swiss Digital Mobile Reklama

Në “Euro 2020” ka gjykuar 4 ndeshje, ku ka bërë edhe gabime trashanike, por që nuk kanë rënë në sy. Shembulli më i mirë është akordimi i një pozicioni jashtë loje kur topi u dha nga rivënia anësore, në ndeshjen Itali-Turqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?