David Beckham i hedh grepin Neymar

Me afrimin e orës për inagurimin e Inter Miami FC në vitin 2020, David Beckham është në kërkim të lojtarëve për ekipin e tij të ri.

Dhe ish-futbollisti ia ka hedhur grepin Neymar.

Beckham po përpiqet të rekrutojë në ekipin e tij yllin brazilian, i cili aktualisht luan për klubin francez Paris Saint-Germain.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa bënin batuta me njëri-tjetrin ish-kapiteni i Anglisë i kërkoi 26 vjeçarit ti bashkohet klubit në vitin 2028.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse Neymar dukej se shfaqi interes për këtë ide, Beckham pranoi se nuk do të ishte në gjendje të paguante lojtarin më të shtrenjtë në botë.

David Beckham e mbylli karrierën e tij në futboll në tek gjigandët francezë të Paris Saint-Germain. Ndaj Neymar konsiderohet si ylli i parë i futbollit që do të “bashkohet” me Inter Miami FC.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?