FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Biasi: U nxeha tek goli i tyre. Rezultati, historik!

“Kam thënë para ndeshjes se do të luanim për fitore, por edhe i jam druajtur goleadës, duke pasur parasysh nivelin e Francës. Tani e them me siguri që nëse do të luanim për barazim, rrezikonim ta humbnim ndeshjen. Barazuam dhe ky është një rezultat historik i Shqipërisë në përballjet me francezët. Skuadra ime zhvilloi një ndeshje shumë të mirë” – deklaroi De Biasi.

“Franca luante me katër sulmues, ndaj ne morëm masat tona, duke vendosur tre lojtarë në qendër. Kërkuam të kishim superioritet numerik. Qëllimi im si trajner ishte të mos tërhiqeshim, por t’i sulmonim. Mund ta kishim ruajtur golin e Mavrajt deri në fund, por fatkeqësisht pësuam një gol edhe për gabimin tonë. Kjo më nxeh deri diku” – shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?