De Biazi shumë pranë rikthimit në Seria A

Xhani De Biazin mund ta shohim sërish në krye të detyrës në Seria A. Ish-trajneri i Kombëtares është drejt rikthimit, pasi është në detajet e fundit të diskutimit me skuadrën e Spalit.

Ekipi që lufton për mbijetesën në kampionatin italian kërkon një trajner me eksperiencë, pasi ndodhet në vendin e tretë nga fundi vetëm me 17 pikë. Trajneri Sempliçi nuk ka arritur që të bëjë një punë të mirë, pasi skuadra e tij nuk fiton që nga 17 dhjetori. Eduardo Reja është kandidati tjetër që mund të marrë drejtimin e ekipit të sapo ngjitur këtë sezon në Seria A.

De Biazi nuk pati një aventurë të suksesshme disa muaj më parë te Alaves, dhe tashmë po kërkon një destinacion të ri, në kampionatin që nuk ka drejtuar që nga viti 2010. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?