De Biazi vendos, ja zëvendëstrajneri i ri i kombëtares

Largimi i Paolo Tramezzani nga stafi drejtues i kombëtares shqiptare ka krijuar një boshllëk për De Biazin, i cili duket se do të vijojë t’ia besojë rolin e “krahut të djathtë” sërish një italiani, bashkombasi të vet.

Gazetari i njohur sportive italian i “Sky Sport” ka zbuluar në portalin e vet emrin e zv.trajnerit të ri të kuqezinjve.

Bëhet fjalë për Marco Veronese: “Një aventurë emocionuese në stolin e Shqipërisë është kurorëzuar me kualifikimin për në finalet e “Euro 2016”, derisa rrugët e Xhani De Biazit dhe zëvendësit të tij, Paolo Tramezzani, janë ndarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendi i ndihmëstrajnerit ka mbetur vakant pas largimit të ish-mbrojtësit për të trajnuar i vetëm Luganon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe zëvendësuesi është gjetur sot: ai është Marco Veronese, ish-sulmuesi i datëlindjes së vitit 1976, një ish-lojtar i De Biazit te Modena, ekip me të cilën ai ishte protagonist i promovimit të dyfishtë nga Seria C1 në periudhën 2000-2002.”

I njëjti burim informacioni, që njoftoi i pari edhe largimin e Tramezzani te Lugano, bën me dije se Veronese ka pasur përvojë si trajner i Pavi, zëvendëstrajner te Fulvio në “Pro Lega”, te Monza dhe Cremonese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?