De Biazi zbulon të ardhmen: Kam marrë ofertë nga një kombëtare…

Kanë kaluar disa kohë që kur Xhani De Biazi, ish-tekniku i kombëtares sonë, ka qenë në drejtimin e një ekipi. Së fundmi ai u përfol për tratativa me klubin e Veronës, por duket se nuk ka pasur shumë të vërteta.

“Nuk kam pasur dëshirë të trajnoj dhe kam lënë pas 2 shanse të mira si Frosinone dhe Venecia. Për sa i përket Veronës nuk kam pasur asnjëherë kontakte. Megjithatë kam një mundësi për një eki kombëtar. Po vlerësoj, nëse më duhet të stërvis një klub apo një kombëtare. Nëse vjen një ofertë nga një ekip fitues i Seria B, do ta marrë patjetër në konsiderat. Kam pasur një kontakt të rëndësishëm me një kombëtare, po e vlerësoj, të shikojmë”, u shpreh De Biazi, që nuk preferoi të zbulonte emrin e përfaqësueses.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?