De Bruyne: Mbappe duhet të kalojë te Reali që të fitojë “Topin e Artë”
Kapiteni i City-it, Kevin De Bruyne, në një intervistë për Sky Sport, bëri një renditje të lojtarëve më të mirë në botë, duke vendosur Haaland të parin, Vinicius të dytin dhe Mbappé të tretin.
Kur u pyet se pse e vendosi francezin të tretin, kjo ishte përgjigja e tij: “Mbappé e ka shumë të vështirë të fitojë Topin e Artë në PSG, thonë se ai do të shkojë në Madrid, në atë rast ai do të shkonte atje, me siguri do ta fitonte.
Begu e sheh të domosdoshme që Mbappe të largohet nga Parisi nëse dëshiron të jetë lojtari më i mirë në botë. Gjithsesi një gjë e tillë mund të ndodhë ndoshta vetëm verën e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

