De Gea i hidhëruar nga Junajtid, kërkon transferimin te Reali

David De Gea ka vendosur që të largohet nga skuadra e Mançester Junajtid. Portieri spanjoll është duke bërë të gjitha tentativat që sezoni i ardhshëm të gjejë në vendlindjen e tij , Madrid. Reali prej kohësh është në kërkim të një portieri cilësor, teksa emri i De Geas është ndër më të përfolurit.

Në këto 3 vite janë përmendur disa emra portierësh në listeën e dëshirave të madrilenëve, por ai  më i rëndësishmi dhe me i lakmuari për klubin e Florentino Perezit ka qenë padyshim numri një i “La Rojas”. Futbollisti ka vënë në lëvizje agjentin e tij i cili thuhet se po lëviz të gjithë gurët që ky objektiv i dyanshëm të finalizohet në verën e ardhshme .

Kujtojmë se në vitin 2015 portieri  i Junaitid ishte shumë pranë kalimit tek Reali i Madridit, por transferta e tij dështoi për shkak të dërgimit të dokumentacioneve pak minuta pas orarit zyrtar të mbylljes së merkatos verore. Këtë herë ai nuk kërkon që marrëveshja të mbetet për në minuat e fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?