FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Gea ka dyshime për zgjatjen e kontratës me United

David de Gea vlerësohet nga shumë specialistë futbolli si portieri më i mirë në botë dhe për këtë avancimet ndaj lojtarit spanjoll nuk mungojnë në çdo merkato. Manchester United ka preferuar t’i ofrojë një rinovim të majmë të kontratës për ta larguar nga joshjet e klubeve më të mëdha europiane, por portieri nuk pranon të firmosë pa ditur më parë projektet e klubit.

David de Gea synon të qartësojë pozicionin e trajnerit Jose Mourinho në ekipin e “Old Trafford” para se t’i përkushtohet të njëjtës fanelë me të cilën ka luajtur për 7 vjet. Futbollisti iberik ka frikën se me shkarkimin e portugezit nga pankina e “Djajve të Kuq” mund të ndikohet edhe prezenca e tij.

De Gea synon të barazohet me futbollistin më të paguar të klubit, Alexis Sanchez që merr 350 mijë paundë në javë si dhe të fitojë trofe të rëndësishëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester United ka vuajtur disa rezultate negative këtë sezon dhe kualifikimi në 4 vendet e para që të çojnë në Ligën e Kampioneve bëhet gjithmonë e më i vështirë. Aktualisht në vendin e shtatë, “Red Devils” janë nën presion për të ngjitur hierarkinë, 4 pikë pas Chelsea që përfaqëson vendin e Champions dhe 14 pikë larg kryesuesve të Manchester City.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?