De Jong: Ajax është më i fortë se Juventusi
Në verë do të transferohet zyrtarisht te Barcelona, por ajo që dihet me siguri është fakti që Frenkie de Jong kërkon të largohet nga Ajaxi në mënyrën më të mirë të mundshme. Talenti holandez ka lënë të kuptohet këtë gjë në prag të ndeshjes së parë çerekfinale ndaj Juventusit të Allegrit.
“Duhet t’u tregojmë të gjithëve që jemi të fortë sa Juventusi, madje edhe më shumë. Kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë në grupe, pasi kaluam tre ture paraeliminatore.
Forcën tonë e treguam edhe ndaj Real Madrid. U treguam të gjithëve për atë që jemi në gjendje për të bërë dhe duam që ta përsërisim edhe ndaj Jvuentusit. Ndihem shumë i motivuar, po luajmë në nivele shumë të larta të futbollit”, deklaroi mesfushori i Ajax në një intervistë të dhënë për faqen zyrtare të UEFA-s. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

