FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

De Jong: Ndryshim i trajnerit nuk e zgjidh situatën te Barcelona!

Barcelona ditën e djeshme pësoi një tjetër humbje turpëruese në Champions ndaj Benfica-s me rezultatin 3-0. Frenkie de Jong pranon se skuadra katalanse ka një problem, por nuk beson se zgjidhja qëndron në shkarkimin e Ronald Koeman.

“Është një moment i vështirë tani. Në pjesën e parë ne nuk kemi luajtur keq. Ne krijuam rrezik por nuk shënuam. Pas golit të dytë loja ishte e hapur dhe ne nuk kemi qenë mirë.

Unë mendoj se ne ishim të fokusuar që në fillim. Ishte një moment pa fat, por ata nuk duhet të na shënonin aq shpejt. Kanë mbetur edhe disa ndeshje dhe nëse i fitojmë ato të mbetura ka një shans. Unë jam ende i bindur se mund të kalojmë fazën e grupeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, të jemi së bashku, ta kapërcejmë këtë situatë dhe arrin të dalësh nga situata si kjo kur punon shumë dhe je i bashkuar si ekip. Nuk mund të flas për Koeman, nuk është për mua. Unë nuk mendoj se ndryshimi i trajnerit mund të zgjidhë gjë”, deklaroi De Jong.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?