De Laurentis: Sarrit i dhashë gjithçka, por nuk fituam asgjë!
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis vijon të thumbojë ish-trajnerin Maurizio Sarri, për shkak se ky i fundit nuk arriti të fitonte asgjë gjatë periudhës që drejtonte të kaltrit.
“Sezonin e kaluar ne kemi luajtur shumë mirë, por pastaj hidhërimi i të mos fituar asgjë mbetet prezent. Sarri-t ne i kemi dhënë gjithçka, por ne nuk kemi fituar asgjë në tre vitet e fundit.
Gjatë një interviste me “L’Equipe”, De Laurentiis nuk e kurseu një goditje tjetër ndaj Sarri-t pas deklaratave të disa javë më parë, në të cilën ai madje e cilësoi trajnerin e tij të vjetër “i vrazhdë”: “Tani ai mendonte për veten ose ndoshta ai po kërkonte një pension të artë. Ishte e pasjellshme”.
KOHA JONË SONDAZH

