De Ligt: S’kam akord me asnjë ekip, për të ardhmen …

Pasi mundi ekipin e Graafschap, dhe fitoi titullin kampion me Ajax-in, Matthijs De Ligt, mbrojtësi qëndror i ditëlindjes 1999, ka rrëfyer se nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen. Talenti holandez është në orbitën e klubeve të mëdha europiane, ndërkohë që është përfolur dhe për një akord me Barcelonën.

“Nuk është momenti për të folur për të ardhmen time. Nuk e di nëse do të shkojë me De Jong te Barcelona, duhet të analizojë mirë situatën dhe ofertat. Të shohim çfarë do të ndodh deri në fund të merkato, për momentin nuk ka asnjë akord”.

De Ligt i pëlqen shumë Juventusit, që qëndron në pritje për të bërë një ofertë konkrete, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që ta shohim në Premier League sezonin e ardhshëm, pasi kampionati anglez i pëlqen shumë, dhe United është në rreshtin e parë për ta rrëmbyer. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?