De Maria shpjegon arsyet e “divorcit” me Tiranën: Uroj që të isha unë problemi!

Trajneri i Tiranës, Ze Maria ka folur për herë të fundit si trajner i ekipit kryeqytetas, duke sqaruar edhe arsyet e këtij largimi.  Së bashku me presidentin Refik Halili ai ka shpallur fundin e kontratës. Si fillim ai ka preferuar të bëj një rezyme dhe më pas tu përgjigjet gazetarëve.

“Një vit e 6 muaj më parë u takuam këtu. Është e drejtë që të largohem duke folur sërish me të gjithë, pa zgjedhur njërin apo tjetrin për intervistë. Sot jam i juaji, mund të bëni pyetjet që dëshironi. Ndërkohë falënderoj klubin, ju gazetarët, ishte një periudhë rritjeje në karrierën time, kam njohur njerëz që duan të mirën e këtij klubi. Jam i kënaqur që kam qenë pjesë e kësaj familjeje dhe si në çdo familje, ka pasur probleme, gjëra të mira e jo të mira. Si në një martesë, kur ajo nuk shkon mirë kërkohet zgjidhje dhe ndonjëherë divorci është i domosdoshëm dhe tani momenti erdhi.

Një falënderim të veçantë për tifozët, më vjen keq që nuk i kemi pasur gjithnjë ë stadium, për probleme të tjera. Uroj të shihemi së shpejti, nuk e di ku. Shpresoj të kem lënë gjurmë pozitive në Shqipëri. Para një jave fola me presidentin, vendosëm të luanim ndeshjet kundër Kastriotit dhe Laçit, pastaj do të shihnim si ecin gjërat. Duke parë që rezultatet nuk po vinin dhe skuadra nuk po rritej ashtu si doja unë, nuk ka kuptim që trajneri të vazhdojë. Është zgjedhja më e mirë për të gjitha palët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më vjen keq, sepse unë jam një person ambicioz dhe nuk dua të largohem në këtë mënyrë. Rezultatet nuk janë pasqyrë e asaj që kemi bërë këtë kampionat. Ju e dini mirë si funksionon futbolli, rezultatet janë kryesore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Uroj që Tirana të përmirësohet pas largimit tim. Ndodh kudo që të ketë ndryshim dhe shpresoj që problemi të ketë qenë trajneri, në mënyrë që skuadra të përmirësohet në rezultate. Nuk mund të flas keq për klubin ku kam punuar, mos prisni që të vjell vrer ndaj klubit, skuadrës apo presidentit.

Unë kisha kërkuar disa lojtarë cilësorë që nuk erdhën, për arsye të ndryshme, ndoshta për arsye financiare. Erdhën disa të tjerë që ndoshta nuk ishin ata që doja dhe nuk kishin karakteristikat që kisha në mendje, ndaj disa vështirësi i kam hasur. Sidomos në pjesën e parë të përgatitjeve nuk kisha lojtarë, vetëm 11-ishin”, deklaroi strategu brazilian.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?