De Vrij: Nuk besoja që Ronaldo do të vinte te Juvja, por nuk është sulmuesi më i mirë …

Mbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij ka folur për dy muajt e parë te skuadra e Interit. Mbrojtësi holandez, i cili mbërriti nga Lazio me parametër zero, tregon objektivat e Interit, marrëdhëniet me trajnerin Spalletti si dhe përballjet me Ronaldon, të cilin nuk e konsideron si sulmuesin më të rrezikshëm.

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur për rezultatet dhe është mëkat që kemi lënë 5 pikë në 3 ndeshjet e para, por jemi në rrugën e duhur. Në ndeshjen e fundit kam parë një Inter të mirë dhe duhet të vijojmë kështu.

Interi anti-Juve? Nëse shohim organikat, Juventusi ka më shumë cilësi, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Sezoni është i gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Në fillim nuk besoja se do të vinte në Itali, por kur po e përsërisnin, atëherë… Për futbollin italian zbarkimi i tij ishte pozitiv, sepse është një shtysë për të gjithë lëvizjen futbollistike. E kam sfiduar me kombëtaren e Holandës, në miqësoren kundër Portugalisë para Botërorit 2014. Përfundoi 1-1, ai shënoi në në fund me goditje të lirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmuesi më i mirë? Kylian Mbappe”, deklaroi De Vrij.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?