Debutoi me gol ndaj Italisë, Vrioni: Ja dedikoj prindërve që janë shqiptarë

Giacomo Vrioni, 19-vjeçari i talentuar shqiptar bëri një debutim ëndrrash me përfaqësuesen Shpresa. Sulmuesi i cili është në pronësi të Sampdorias por aktualisht luan si i huazuar te Venezia në Serie B, nuk i ka fshehur emocionet për golin e tij të parë me fanellën e kombëtares së 21-vjeçarëve të Shqipërisë në një intervistë për mediat italiane.

“Ia dedikoj golin babait tim Arben i cili ka qarë nga gëzimi në momentin që unë kam shënuar. Ai dhe mamaja ime janë shqiptarë dhe për mua të vishja fanellën e shtetit ku ata kanë lindur ishte një kënaqësi e papërshkrueshme. Grumbullimi me kombëtaren shqiptare të 21-vjeçarëve nuk ishte një surprizë për mua, edhe vitin e kaluar kam patur shumë kontakte me ta por vendosa të pres.

Kam dy pasaporta shqiptare dhe italiane dhe më herët kisha arritur të gjeja rrugën e rrjetës edhe me përfaqësueset e moshave U-17 dhe U-19 të Italisë. Të debutoja në të tillë mënyrë me gol ndaj Italisë ishte si një ëndërr për mua. Jam vërtetë shumë i lumtur tashmë shpresoj të shënoj në ndeshjen e radhës ndaj Beneventos pasi dua t’u dhuroj kënaqësi edhe tifozëve të Venezias”, deklaroi sulmuesi shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?