Dembele-Messi, Barcelona shijon 3 pikët ndaj Celta Vigos (VIDEO)
Ousmane Dembele dhe Lionel Messi i dhanë Barcelonës 3 pikët e radhës në La Liga kundër Celta Vigos. Në “Camp Nou” ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0, me të dy golat të shënuar në fraksionin e parë.
Dembele, shpërbleu besimin e trajnerit Valverde me gol në minutën e 10-të, i gjendur në kohën dhe vendin e duhur.
Në fund të pjesës së parë Barcelona realizoi të dytin me Lionel Messin, që s’mund t’i mungonte listës së golashënuesve, duke i ngjitur në kuotën e 15 finalizimeve në La Liga, aty ku si rival për trofeun e “Pichichit” mund të ketë shokun e tij të skuadrës, Luiz Suarez.
KOHA JONË SONDAZH

