FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dembele vazhdon të vonohet, Barça e gjen zgjidhjen duke … i telefonuar çdo mëngjes

Rasti i Dembele vazhdon të diskutohet në Spanjë. Sulmuesi francez, u transferua për 150 milionë euro nga Borussia Dortmund, teksa po bën paraqitje fantastike në fushën e lojës dhe problematika jashtë fushave të lojës.

Sulmuesi francez vazhdon të mos shkojë në kohën e duhur në stërvitje. Motivi? Ai është shumë i pasionuar pas video-lojërave duke u shkëputur nga pjesa tjetër e botës. Një problem të cilin Barcelona po punon për ta zgjidhur.

Përveç gjobës prej 200 mijë eurosh për Dembele, klubi katalanas ka vendosur ndalimin e heshtjes apo të fikjes së telefonit gjatë ditës. Barcelona për t’’u siguruar që ai të zgjohet në kohë, ka vendosur për ta telefonuar çdo mëngjes. Ashtu si për një fëmijë, Barcelona duket si një “mama” që kujdeset për të. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?