FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demiral drejt Atalantës, Juventus piketon një serb për ta zëvendësuar

Merih Demiral është shumë pranë transferimit tek Atalanta. Klubi zikaltër do të shesë Christian Romeron te Tottenham dhe ka zgjedhur mbrojtësin turk për ta zëvendësuar. Lëvizja pritet të kryhet në formë huazimi, me detyrim blerje për 35 milionë euro.

Juventusi nuk qëndron duarkryq dhe ka piketuar menjëherë pasuesin e Demiral. Ai është Nikola Milenkovic, mbrojtësi serb që luan me Fiorentinën prej katër vitesh.

Klubi vjollcë e vlerëson 20 milionë euro 23-vjeçarin, por akordi mund të arrihet edhe për një shifër më të ulët. Milenkovic shihet si përforcimi i duhur nga Allegri pasi mund të luajë si në qendër, por dhe në djathtë të mbrojtjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?