FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtimi i Hysajt, ekzaminimet mjekësore qetësojnë Sarrin

Mauricio Sarri dhe tifozët e Napolit kanë mbetur me siguri të befasuar, pasi gjysmë ore para përfundimit të ndeshjes ndaj Kaljarit, Elseid Hysaj ka kërkuar zëvendësim për shkak të një problemi fizik.

Sipas Radio “Kiss Kiss” për mbrojtësin shqiptar bëhet fjalë vetëm për një problem mbingarkesë muskulore, pasi testet mjekësore i kanë qetësuar të gjithë. Trajneri i Napolit mund të buzëqesh, pasi Hysaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Romës në fundjavë.

Kujtojmë që futbollisti me origjinë nga Shkodra dje dha asistin në golin e dytë të shënuar nga Mertens. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?