FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dëmtim i rëndë për James Rodriguez, mbyll para kohe vitin 2018

“James Rodriguez ka pësuar një dëmtim në gju”, ky është njoftimi i Bayernit të Mynihut në rrjetet sociale. Futbollisti kolumbian është dëmtuar në ligamentet e gjurit të majtë që mund ta mbajnë jashtë fushave të lojës deri në vitin 2019.

Sipas mediave gjermane dëmtimi i tij është i rëndë dhe do t’i duhet të pushojë për disa javë. Ndërprerja e sezonit në Gjermani fillon më 24 dhjetor, periudhë që mund të sjellë edhe fillimin e stërvitjeve për rikthimin në fushën e lojës.

James Rodriguez po kalon një moment të vështirë këtë sezon me Bayernin, teksa në shumë ndeshje nuk ka qenë një zgjedhje e parë. Humbja e fundit ndaj Dortmundit, ka bërë që bavarezët të renditen në vendin e pestë me 7 pikë më pak se verdhezinjtë. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?